Tiranë, Greqia ekstradon Gjinin, të dënuarin për prostitucion

redaktor

Ekstradohet nga Greqia një 47-vjeçar nga Fieri, i dënuar nga drejtësia shqiptare për favorizim prostitucioni. Burime zyrtare nga Policia bënë të ditur se Romeo Gjini, 47 vjeç, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Fierit e ka dënuar me 8 vjet burg për kryerjen e veprës penale të “favorizimit të prostitucionit”. Në periudhën 1994-1997, Gjini nën ushtrimin e dhunës fizike, ka detyruar një vajzë për të ushtruar prostitucion në Milano të Italisë. Arrestimi i tij u bë në bashkëpunim me Interpol Athinën.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *