Ditën e djeshme, një 32-vjeçar i cili ishte shtruar dhe kurohej në Spitalin Ushtarak në Tiranë ka tentuar të vrasë bashkëshorten e cila kishte ardhur nga Fieri të kujdesej për të. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur të shtunën, ndërsa bashkëshortja fatmirësisht ka pësuar dëmtime dhe prerje sipërfaqësore duke mos rrezikuar jetën. Sipas policisë, Erion Caushaj e kishte goditur të shoqen me thikën me të cilën ajo i qëronte mollët. Ai ishte shtruar prej disa ditësh në Spitalin Ushtarak, me frakturë në këmbë.
