Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto morri pjesë në përurimin e ofiçinës së tahografit, pajisje e aftë të regjistrojë gjithë intenerarin e përshkruar nga mjeti autobuzi/furgoni, në mënyrë të detajuar në elementët në km, orë pune dhe shpejtësi. Haxhinasto tha se hapja e kësaj ofiçine është e domosdoshme për shërbimet e transportit duke i bërë ato më konkurruese. Përmes kësaj pajisjeje, tha më tej Haxhinasto, realizohen shërbime cilësore dhe me standarde të larta. Por gjithashtu tha ai, krijohet mundësia e hapjes së vendeve të reja të punës. “Sot përurojmë një ofiçinë të standardit më të lartë europian. Tahografi analog dhe dixhital,është një detyrim europian”, deklaroi ministri Haxhinasto. Ministri paralajmëroi hapjen e pikave të reja të ofiçinës së tahografit edhe në qytete të tjera të vendit, ndërsa vlerësoi partneritetin publik-privat si në rastin e ofiçinës së Tiranës
