Tiranë, hetim edhe udhëtimeve të 2 miqve të majorit Feka

Dita

Majori Hamit Koxha dhe kapiteni Vladimir Ademi, dy ushtarakët e ndaluar nga Policia Ushtarake në lidhje me skandalin e përfshirjes së majorit Sokol Feka në trafikun ndërkombëtar të drogës nga Maroku në Spanjë, dyshohet se kanë pasur dijeni të plotë për aktivitetin e kolegut të tyre. Madje po hetohen edhe udhëtimet e tyre jashtë vendit, pasi ka informacione se kanë qenë vitin e kaluar në Spanjë, aty ku dhe Feka pësoi aksidentin fatal duke drejtuar helikopterin me 1 ton hashash. Do të jetë Prokuroria e Krimeve të Rënda që do zbardhë të vërtetën mbi këtë dyshim.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *