Tiranë, i dehuri dhunoi gruan dhe vajzën e mitur, arrestohet

Ornela

Policia ka arrestuar një 39 vjeçar, pasi dhunoi psikologjikisht bashkëshorten dhe vajzën e mitur.

Alban Balla 39 vjeç, banues në Tiranë, sipas policisë rreth orës 22:00 të mbrëmjes së djeshme në gjendje të dehur ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes, D.B. 31 vjeçe dhe vajzës së mitur I.B. 13 vjeç.

Pas denoncimit ai është vendosur në pranga, ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar në banesë u gjetën dhe sekuestruan një armë gjahu, 38 fishekë, 12 prej të cilëve të vendosur gjerdan.

39-vjeçari akuzohet për dy vepra penale, dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje, ndërsa materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *