I dënuari tenton të arratiset nga makina e policisë, teksa transportohej për në Burgun e Vaqarrit në Tiranë, me qëllim vuajtjen e dënimit të dhënë nga gjykata. Burime zyrtare thanë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 në rrugën “Llazi Miho” në Kombinat, kur i dënuari Jetlir Hamiti, 29 vjeç, gjatë transportimit me automjetin me targa “Policia 2227”, në drejtim të IEVP Vaqarr, në momentin që makina kishte ndaluar tek semafori, ka dalë me shpejtësi dhe është kapur më pas nga patrulla e policisë brenda pak minutash, pa mundur dot të arratiset.
