Digjet makina “Toyota” e ish-shefit të Rendit të Komisariatit Nr. 6 në kryeqytet, Munir Muça. Burime policore bëjnë me dije se ky i fundit njihet edhe si miku i ish-kryekomisarit Dritan Lamaj, i ekzekutuar në kryeqytet në 24 shkurt të vitit të kaluar. Por ky nuk është rasti i parë, pasi pesë muaj më parë u hodh në erë para komisariatit edhe makina e një oficeri policie, për të cilën u arrestuan tre persona të dyshuar. Aktualisht Mu1ça ushtron detyrën si shef Rendi në Komisariatin e Peqinit. Zjarri dyshohet të jetë i qëllimshëm.
