Një 40-vjeçar që dyshohej se shiste lëndë narkotike në kryeqytet, u kap pas lokalizimit dhe ndjekjes disa ditore nga agjentët e Antidrogës, në një aksion të befasishëm. Hazis Isenlikaj, banues në Tiranë, u lokalizua në bulevardin “Zhan Dark” orët e vona të së enjtes, kurse pas kontrollit fizik të ushtruar nga Patrulla e Përgjithshme, i është gjetur një sasi lënde narkotike, me peshë 130 gramë hashash, që u sekuestrua si provë materiale. Dosja hetimore i kaloi prokurorisë për veprime të mëtejshme.
