Një i mitur nga Tirana u ndalua dje nga policia pasi ndaj tij kishte tre denoncime radhazi për ngacmime seksuale nga vajza të reja. Bëhet fjalë për 15-vjeçarin me inicialet R. M., i cili është ndaluar dhe më pas lënë për hetim në gjendje të lirë për shkak të moshës. Policia tha se ai akuzohet se më 2, 7 dhe 14 shkurt, në kryeqytet, ka ngacmuar seksualisht tre vajza të ndryshme, duke u hedhur fjalë dhe kërkuar marrëdhënie seksuale në rrugën “Ali Demi”.