Tiranë, i moshuari gjendet i pajetë dhe me shenja djegieje

redaktor

Një i moshuar është gjetur i pajetë dhe me shenja djegieje në trup në banesën e tij në Tiranë, ndërsa policia dyshon se bëhet fjalë për një ngjarje aksidentale. Ngjarja mendohet të ketë ndodhur brenda dy ditëve të fundit. Burime zyrtare thanë se viktima është Sulejman Shima, 87 vjeç, i cili është gjetur i djegur në pjesë të shumta të trupit, në një banesë tek rruga “Siri Kodra”, ku edhe jetonte. Fqinj dhe të afërm konstatuan trupin, por në fakt nuk ka pasur raportim për zjarr në polici. Në ato momente i moshuari ka qenë i vetëm në banesë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *