Tiranë, INUK liron hapësirat publike, heq 60 objekte nga rruga

redaktor

Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar po vijon aksionin për lirimin e hapësirave publike në Tiranë. Ndërhyrjet janë përqendruar në rrugën “Hoxha Tasin”, ku inspektorët kanë larguar tregun e fruta-perimeve, i cili sipas INUK, i vendosur në mes të kryqëzimit të rrugëve dhe jashtë standardeve higjeno-santiare, ishte kthyer në shqetësim për banorët. Gjatë dy ditëve të aksionit në këtë zonë, INUK ka hequr 60 objekte, që në kundërshtim me ligjin, kishin zënë hapësirat publike. Gjithashtu INUK po vijon ndërhyrjet edhe në rrugën “Muhamet Gjollesha”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *