Një ish i dënuar për akuzën e vrasjes me 25 vite burgim, ka kërcënuar me jetë dy persona të tjerë gjatë një konflikti dhe më pas është arratisur bashkë me shokun e tij. Policia e kryeqytetit njoftoi se ka shpallur në kërkim Bledar Mneri, 32 vjeç, dhe Emiljano Tasho, 27 vjeç. Konflikti ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në “Rrugën e Durrësit”, tek lokali piceri “Xhango”, kur kanë kanosur për vrasje me armë zjarri dhe goditur me grushte dhe mjete të forta Gentjan M., 29 vjeç dhe Arif A., 30 vjeç, banues po në kryeqytet.
