Tiranë, ish-kryekomunari Muja kërkon dëmshpërblim për plagosjen

redaktor

Kleves Muja, ish-kreu i Komunës Rrethina në Shkodër, i cili u plagos në burgun e “Shënkollit” në Lezhë dy vite më parë nga një tjetër i burgosur, ka kërkuar dëmshpërblim financiar. Muja dhe disa familjarë të tij kanë depozituar në Gjykatën e Tiranës padi ndaj Drejtorisë së Burgjeve, duke kërkuar dëmshpërblim pasuror dhe jopasuror për plagosjen në burg. Ish-kryekomunari u plagos nga Xheladin Kruja me kaçavidë, sapo ai hyri në ambientet e burgut, më datë 4 qershore 2012. Muja u arrestua si i kërkuar nga Italia për trafiqe.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *