Tiranë, iu gjendën në trajner 8 sirianë, pranga shoferit turk

redaktor

Seksioni Kundër Trafiqeve të Paligjshme bëri arrestimin në flagrancë të shoferit të një firme transportesh, Turk Ozdemir, 43 vjeç, banues në Ankara-Altindag. Arrestimi u bë sepse gjatë kontrollit në Doganën e Tiranës, mbi zhdoganimin e mallrave industriale dhe elektro-shtëpiake, në dy autotrajler “Iveco”, me targa 33BYT65 dhe 33BZU52, u konstatuan 8 klandestinë nga Siria, për të cilët dyshohet se kanë hyrë ilegalisht. I dyshuari punon për firmën turke “Mersin GLS”, kurse klandestinët u dërguan në qendrën e Kareçit në Vorë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *