Fillimi i kësaj jave ka nisur me temperatura të ulëta dhe ngrica. Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH ) dhe Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), kanë rekomanduar përdorimin e zinxhirëve në orët e mbrëmjes dhe orët e para të mëngjesit, për shkak se gjatë natës ka temperatura të ulëta, të cilat shkaktojnë ngrica në rrugë. Këto segmente spërkaten me kripë, skorje dhe granil. Sipas ARRSH, akset më problematike dhe që duhet padur kujdes janë kryesisht në zonën e Korçës, Kukësit, Dibrës dhe Shkodrës.
