Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku një kamion ka përplasur një automjet që po priste në urë për t’u ndezur semafori jeshil.
Ngjarja ndodhi te ura pranë ish-parkut të autobuzave dhe nuk ka persona të lënduar.
Në vendin e ngjarjes shkoi policia e rendit dhe ajo bashkiake.
