Një 25 vjeçar banues në Kashar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi ka kërcënuar me armë zjarri nënën dhe vëllain e tij.
Policia bën me dije se pas një konflikti për motive të dobëta në banesë, 25 vjeçari ka kanosur nënën D.B.,61 vjeçe dhe vëllain F.B., 33 vjeç, si dhe ka qëlluar në ajër me armën e zjarrit pistoletë, duke prishur rendin e qetësinë, dhe më pas është larguar nga banesa me mjetin e tij.
Ai është arrestuar për veprat penale “Armëmbajtje pa leje ” dhe “Kanosja”, sakaq mësohet se është dënuar më parë për veprën penale “ Plagosje e rëndë me dashje”.
Pas kontrollit të ushtruar nga policia në mjet, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale:
një armë zjarri pistolete model 54, me krèhër e dy fishekë.
Si dhe në oborrin e banesës u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një gëzhoje model 54 e kalibrit 7.62 .
