Tiranë, kapen duke shitur hashash në Qytetin Studenti

anazapta

Policia e kryeqytetit ndaloi dje në flagrancë dy të rinj, Klement Shakaj, 22 vjeç, nga Vlora e Urim Bajrami, 24 vjeç, banues në Tiranë. Në Qytetin Studenti i dyshuari Shakaj është kapur me 5 qese me kanabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Agjentët e Antidrogës e ndiqnin të riun prej disa ditësh pasi kishin informacione se shiste drogë në zonën studentore. Po kështu edhe Bajrami u kap me një qese me kanabis sativa. Ndaj tyre u ngrit akuza “prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.

 

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *