Operacioni antidrogë i koduar “PASATI 1”, ka vënë në pranga 7 persona në kryeqytet dhe janë sekuestruar 5 kg lënde narkotike “Canabis Sativa”.
Sipas burimeve të policisë, bëhet e ditur se janë arrestuar në flagrancë shtetasit: Hermes Muja 23 vjeç, banues Kukës, Drilon Picari, 20 vjeç, banues Kukës, Klodjan Kasneci, 21 vjeç, banues në Shkodër, Ledion Brati, 21 vjeç, banues në Kukës, Mehmet Mehmeti, 19 vjeç, banues në Kukës, Shaban Visha, 24 vjeç, banues në Tiranë dhe Shpresim Ademaj, 19 vjeç, banues në Kukës.
Këta shtetas u arrestuan sepse tek “Casa Italia”, nga kontrolli i ushtruar në automjetet tip “Passat” me targa AA 890 IR dhe automjetit tip “Peugot” me targa AA 693 GX, është gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 6.2 kg lëndë narkotike e dyshuar “Cannabisa Sattiva” dhe një shiringë brenda të cilës ndodhej një lëndë e dyshuar si ajo e vajit të hashashit.
