Policia e kryeqytetit lokalizoi dhe arrestoi një të kërkuar ndërkombëtar për trafik nga Brukseli. Pavlin Florini, 40 vjeç, banues në Fushë-Arëz, akuzohet nga Gjykata e Brukselit, që e ka dënuar me 7 vjet burgim në mungesë për “trafik të qenieve njerëzore”, dhe “shfrytëzim për prostitucion” dhe do caktohet nëse do e vuajë dënimin në Shqipëri. Gjithashtu dje u kap edhe i kërkuari Bledar Vata, 24 vjeç, që Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 2,6 vjet burg për veprën penale “heqje e paligjshme e lirisë” dhe “vetëgjyqësi”.
