Tiranë, kërcënoi me thikë një vajzë në rrugë, arrestohet

redaktor

Policia e Tiranës arrestoi një 33-vjeçar teksa kërcënonte me thikë një vajzë në rrugë. Ngjarja ndodhi ditën e djeshme në rrugën “Qemal Stafa” në Tiranë kur Olsi Sina mbante një thikë në dorë me të cilën kërcënonte A.K. Policia u njoftua nga kalimtarë të rastit dhe mbërriti menjëherë në vendngjarje duke bërë të mundur kapjen e Sinës në flagrancë. Ai u izolua në ambientet e komisariatit të policisë nr.4, ku dhe u mor në pyetje. Pas denoncimit të vajzës, ndaj 33-vjeçarit u mor masa e arrestit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *