Tiranë, kërcënon babanë dhe policët me armë, kapet në arrati 42-vjeçari

Leda Hysa

Pas sherrit me babanë në banesë ku qëndronin të izoluar si pasojë e pandemisë së COVID-19, qëllon me pistoletë dhe më tej kërcënon me armë edhe policët e patrullës që shkuan për të arrestuar. Një 42-vjeçar u kap pas disa orësh ndjekjeje nga Policia e Tiranës, teksa u denoncua nga babai për dhunë në familje dhe kërcënim.

Ngjarja ka ndodhur në Vaqarr dhe ndalimi u bë nga Komisariati nr. 6. Për fat të mirë nga ky incident nuk pati persona të lënduar. Në momentin e ndërhyrjes së forcave të policisë, situata është rënduar pasi 42-vjeçari Redjan Lamaj ka kërcënuar me jetë punonjësit e policisë.

Sipas një njoftimi të bluve të Tiranës, 42-vjeçari ka tentuar të largohet duke përfituar nga errësira, por është kapur pas disa orësh ndjekjesh. Po ashtu, është sekuestruar edhe pistoleta me të cilën autori qëlloi në banesë.

Ngjarja ndodhi në fshatin Bulticë, në banesën e Sh. L., 64 vjeç. Policia mori njofton se në këtë banesë kishte të shtëna me armë. Por në momentin që shërbimet e Policisë janë afruar për të hyrë në banesë, Lamaj, ka kërcënuar me jetë punonjësit për të mos u afruar në banesë.

Ai refuzoi të dorëzohej dhe iku nga një kalim dytësor, por u kap sot në mëngjes në një banesë të braktosur. I riu do akuzohet për “dhunë në familje” dhe “armëmbajtja pa leje”.

 

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *