Një i kërkuar dhe i dënuar nga Italia për shfrytëzim prostitucioni me 10 vite burgim u arrestua dje në kryeqytet. Sulejman Veizaj 40 vjeç, u prangos nga Interpol Tirana, sepse e kishte shpallur në kërkim Interpol Roma më datë 13 nëntor 2014, për shkak se Gjykata e Venecias, e ka dënuar me 10 vjet për “shfrytëzim të prostitucionit”, “falsifikim i dokumenteve” dhe të tjera. Mësohet se Veizajt i mbeten për të kryer edhe 7 vjet burg, pasi ka përfituar 3 vjet ulje dënimi. Menjëherë kanë nisur procedurat për ekstradim drejt Italisë.
