Sektori i Operacioneve Speciale dhe Kërkimit bëri mesnatën e së mërkurës arrestimin në flagrancë të të kërkuarit Erjon Sadikaj, 31 vjeç, nga Vlora dhe banues në kryeqytet, i dënuar më parë.
I riu ishte shpallur në kërkim pasi Prokuroria e Apelit Vlorë, më 11 tetor 2012, ka lëshuar ekzekutimin e vendimit penal të Gjykatës së Apelit Vlorë, e cila ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”, për veprën penale të “trafikimit të narkotikëve”, masë sigurie e dhënë në mungesë të të dyshuarit.
