Gjykata e Tiranës nuk pranoi kërkesën e koleksionistit Gjergji Thimo për ndryshimin e masës së sigurisë. Para gjykatës, koleksionisti kërkoi të lirohet nga qelia e burgut për arsye shëndetësore dhe pretendimit se kanë përfunduar afatet hetimore prej 6 muajve. Ky pretendim, u rrëzua nga prokurori i çështjes që tha se kërkesa të mos pranohet. Gjykata, pasi dëgjoi palët, vendosi të mos i ndryshoj masën e “arrestit me burg”, deri në një vendim tjetër. Prokurori tha se shumica e ikonave ishin të vjedhura.