Grindet me të dashurën, 30-vjeçari dyshohet se ka qëlluar veten me thikë. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në zonën e Institutit, Tiranë. Burime nga policia bëjnë me dije se shtetasi K.M është konfliktuar me 20-vjeçaren për arsye xhelozie.
Duket se ai nuk e ka pranuat faktin se e dashura mund ta braktiste e për pasojë tentoi që të vrasë veten. Vajza e ka shoqëruar të plagosurin në spital, i cili po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Nuk bëhet me dije gjendja e tij shëndetësore. Ndërkaq policia mori në pyetje të dashurën e tij, e cila ka treguar me detaje gjithçka që ka ndodhur mes tyre. Hetimet ende nuk kanë përfunduar, por policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
