Tiranë, konsumuan pije freskuese të skaduara, helmohen 20 nxënës

Elton Tafaruci

20 nxënës të klasës së 9-të të shkollës “Musine Kokalari” janë helmuar. Nxënësit dyshohet se kanë konsumuar pije freskuese të skaduara në ambientet e një institucioni arsimor privat.

Nxënësit janë dërguar në spital, ku mjekët kanë deklaruar se gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetën.

“Gjendja e nxënësve nuk është e rëndë, ata janë duke u përmirësuar, ndërsa 6 prej tyre morën ndihmën e tyre në repartin infektiv”, është shprehur mjeku.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *