Tiranë, kontroll transportit publik. Masa për 90 drejtues automjetesh

Ornela

Të paktën 90 drejtues automjetesh në Tiranë janë ndëshkuar për informalitet në fushën e transportit.

Masat janë zbatuar gjatë kontrolleve në transportin publik në kryeqytet.

Policia bën me dije se janë evidentuar dhe ndëshkuar 25 drejtues automjetesh që transportojnë fëmijë pa vendosur rripin e sigurimit dhe shkelje të tjera.

Kontrollet po vazhdojnë në të gjithë Tiranën në orare të ndryshme dhe në zonat e evidentuara më herët nga policia, si problematike përsa i përket transportit publik.

Subjekt kontrolli janë automjetet e shërbimit publik, ata që transportojnë fëmijë në shkolla e kopshte, autobuzë, taksi si dhe autovetura të tjera që dyshohet se ushtrojnë aktivitet të paligjshëm, pa licencë, duke mos u stacionuar në terminalet e përcaktuara dhe në kundërshtim me kriteret e certifikatave të transportit rrugor.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *