Në kuadër të një operacioni të përbashkët ndërmjet Policisë së Shtetit, Policisë Franceze dhe Agjencisë FRONTEX, u rikthyen në atdhe 48 shqiptarë me qëndrim të parregullt, apo që kishin kërkuar azil në vendet e BE-së. Mësohet se 33 shqiptarë ishin me qëndrim të parregullt në Francë, 11 në Spanjë dhe 4 në Belgjikë. Zv/ministria e Brendshme, Elona Gjebrea, u bëri thirrje shqiptarëve të respektojnë lëvizjen e lirë në zonën Shengen dhe njoftoi ngritjen e një Task-Force që do monitorojë lëvizjen e lirë.