Policia e Shtetit njofton se Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, ndoqën dhe kapën në një operacion të befasishëm 3 persona të cilët lëviznin të armatosur .
Kapja u bë në flagrancë, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në afërsi të Piramidës, përgjatë momenteve të udhëtimit me një automjet tip “Mercedes Benz”, me targë TR2081K.
U sekuestruan dy pushkë dhe një çifte.
Të ndaluarit janë Fatbardh Bardhi, 27 vjeç, Sajmir Bardhi, 22 vjeç. Një person i tretë, 27 vjeç, u kap me një “Shot Gun” dhe fishekë.
