Tiranë, lëvizte me armë dhe pranga, arrestohet ‘polici’

anazapta

Një 40-vjeçar që fillimisht është kapur duke drejtuar makinën e tij pa dokumentacion të rregullt, u arrestua pasi në kontroll iu gjetën një pistoletë, pranga dhe shkop gome që i mbante pa leje. Policia dyshon se Ferit Hoxha, banues në Zall-Herr mund të jetë pjesë e ndonjë grupi kriminal në grabitje duke përdorur mjete policore, pasi nuk është efektiv. Arma e sekuestruar është “Bereta”, me 3 fishekë, kurse shkopi kishte mbishkrimin policia. Iu sekuestrua edhe mjeti pa patentë që drejtonte.

 

Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *