Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në mbikalimin e Rinasit.
Një nga makinat e grumbullimit të mbeturinave ka qenë duke ecur mbrapsht në autostradë dhe është përplasur me automjetet e tjera.
Aksidenti solli vështirësi në qarkullim dhe bllokimin e trafikut për disa minuta në këtë aks, ndërkohë u desh dhe ndërhyrja e policisë për të përballuar situatën.
Ndërkaq po hetohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./ dita.
