Tiranë/ Makina merr flakë në ecje, ja çfarë thotë policia

Gazeta Dita

Makina e një femre ka marrë flakë në ecje e sipër këtë të mërkurë në Tiranë. Policia njofton se rreth orës 21:42, në numrin e Emergjencave 112, ka ardhur një telefonatë, se në rrugën “Muhamet Deliu”, ka marrë flakë një mjet.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe zjarrëfikësia.

Nga verifikimet paraprake ka rezultuar se mjeti tip “Ford”, me drejtuese shtetasen B.M., në ecje e sipër ka marrë flakë në pjesën e kroskotit, si pasojë është braktisur në rrugë nga drejtuesja dhe nga flakët janë dëmtuar 3 mjete të tjera, 2 mjete të tipit “Benz” dhe 1 mjet i tipit “Ford”.

Grupi hetimor vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.

Share This Article
1 Comment
  • “Tiranë/ Makina merr flakë në ecje, ja çfarë thotë policia”
    ky është titull për gazetë!!
    njëlloj sikur me qënën ndonjë intervitë me muç nanon në atë zulunë e tij,botën e tij!!bëj muhabet të kalojmë kohën!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *