Një automjet ka përplasur një fëmijë paraditen e sotme, ndërsa drejtuesi është larguar nga vendi i ngjarjes. Aksidenti ndodhi në afërsi të shkollës “Ibrahim Rugova”, në Kamëz. Nuk dihet ende identiteti dhe gjendja e të plagosurit, por ai është dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak nga kalimtarë të rastit. Dëshmitarët thanë se mjeti që përplasi fëmijën ishte një “Golf” me targa italiane. Policia ka nisur hetimet.
