Një aksident me pasojë vdekjen e një 68-vjecari është shënuar paraditen e djeshme, rreth orës 10:00, në zonën e Parkut të Autobusëve, në Tiranë. Një makinë ka përplasur motorin në ecje dhe si pasojë drejtuesi i moshuar Pëllumb Brahimi humbi jetën pak minuta pas aksidentit. Ambulanca mbërriti me vonesë në vendngjarje, kurse 68-vjecari qëndroi i shtrirë në rrugë në gjendje të rëndë. Sipas mjekëve të spitalit, i moshuari humbi jetën një orë më pas për shkak të plagëve. Policia po punon mbi shkaqet e aksidentit dhe shoqëroi shoferin.
