Ekstradohet nga Greqia Sokol Përmarkaj, 36 vjeç, i cili akuzohet për vrasje në Pukë dhe i dënuar me burg përjetë. Ngjarja ka ndodhur në vitin 2012, ku së bashku me të vëllanë, po i dënuar me burg përjetë, kanë vrarë 2 vëllezërit Paulin dhe Hil Markaj, ndërsa plagosën Tone dhe Alfons Markaj, të afërm të viktimave. Masakra në pritë erdhi pas një sherri për vijën e ujit në fshat mes dy fiseve që ishin edhe fqinj me njëri-tjetrin. Ditën e djeshme, Interpol Athina bëri edhe ekstradimin e Përmarkajt drejt Shqipërisë.
