Tiranë, mashtrimi me tatimet, kapet i kërkuari Beraj

anazapta

Kapet në Tiranë i kërkuari Arjan Beraj, i dënuar me vendim gjykate për veprat penale të falsifikimit të dokumenteve, fshehjes të të ardhurave, mashtrimit, krijimit të skemave mashtruese lidhur me tatimin. Ndalimi u bë në Allias, mesditën e djeshme, nga Seksioni i Kërkimit, teksa 29-vjeçari po rikthehej në banesë. Burime zyrtare nga policia thanë se Beraj ishte në kërkim, pasi gjykata kishte dhënë masën “arrest me burg” ndaj tij për akuzat e mësipërme. Mësohet se Beraj është i përfshirë në skemën mashtruese të firmave fantazmë për rimbursimet.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *