Seksioni Kundër Akteve Terroriste, ka filluar dje proçedimin penal ndaj Gëzim B., 53 vjeç, pasi dyshohet se tre ditë më parë ka telefonuar në Sallën e Drejtimit dhe Koordinimit të Policisë së kryeqytetit, ku njofton për një ngjarje të rëndë të mundshme, e cila pas verifikimit të menjëhershëm rezultoi e rremë. Pas hetimeve të kryera u zbulua autori i alarmit të rremë, me banim në rrugën “Ali Demi”, dhe do të ndiqet penalisht për telefonatë të rreme në organet e drejtësisë.
