Tiranë, mashtronin njerëzit me valuta, arrestohen burrë e grua

Ornela

Një sasi e konsiderueshme parash në euro dhe valutë janë sekuestruar këtë të dielë në Tiranë. Gjatë operacionit ‘Exhange” u arrestuan dy persona të cilët ishin shpallur në kërkim nga autoritetet.

Në pranga ranë Alfred Alku, 36 vjeç dhe Ornela Alku, 32 vjeç, banues në Tiranë, burrë dhe grua.

Ndalimi i tyre u bë, pasi në bashkëpunim me njëri- tjetrin, iu kanë marrë personave të ndryshëm shuma të konsiderueshme parash ( në euro dhe valutë), me vlerë 430.000 euro.

Gjatë operacionit në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:

– 773.400 lek
– 450 euro
– 100 dollar
– 350 paund.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor në ngarkim të tyre, për veprën penale “Mashtrim i kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga Neni 143/3 i Kodit Penal.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *