Tiranë, maskat i hyjnë në shtëpi me armë dhe e grabisin

anazapta

Një grabitje me armë dhe maska ka ndodhur ditën e djeshme në kryeqytet. Rreth orës 00:30, persona ende të paidentifikuar, në rrugën “Sitki Çiço”, kanë hyrë duke vjedhur me dhunë S. L., të cilit dyshohet se i kanë vjedhur nën kërcënimin e armës një sasi prej 1000 euro dhe 100 mijë lekë. Denoncimi është bërë nga vetë i dëmtuari dhe policia njoftoi se ka nisur hetimet për të zbardhur vërtetësinë e kallëzimit dhe autorësinë e krimit. Ngjarja po hetohet si vjedhje me dhunë.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *