Gjashtë persona u arrestuan brenda natës nga policia e kryeqytetit për mbajtje kokaine dhe hashashi. Argi Hazisllari, 24 vjeç, u kap në një lokal lojërash me sasi të vogël kokaine dhe po në të njëjtin vend u arrestua Fatjon Nuhu, 27 vjeç, që mbante në xhepin e portofolit hashash. Procedim nisi për Florent K., 28 vjeç, që afër gjimnazit “Partizani” u kap me kanabis, së bashku me Bledi Ç., 28 vjeç, afër zonës së Brrakës. Antonio Sh., 18 vjeç, Vladimir H., 28 vjeç dhe Ervis M., 29 vjeç, do hetohen në gjendje të lirë, po për mbajtje hashashi.
