Tiranë, merr flakë autobusi i linjës së Kamzës

anazapta

Një autobus i linjës së Kamëz – Qendër  ka marrë flakë gjatë kohës që kishte ndaluar në stacion, paraditen e sotme. Ngjarja ka ndodhur në Rrugën e Durrësit, në afërsi të shkollës “Qemal Stafa”. Mësohet se fillimisht flakët kanë nisur në pjesën e pasme të autobusit, ndërsa shkak dyshohet të jetë bërë një defekt në motor. Pasagjerët janë përfshirë nga paniku dhe shoferi ka hapur menjëherë dyert. Situata kaotike ka shkaktuar bllokimin e trafikut në rrugë, ndërsa mësohet se nuk ka pasur asnjë të lënduar.

Share This Article
1 Comment
  • “Berisha lajm” lufte pa kompromise kunder krimit te organizuar : Policia arreston tre te mitur qe kishin vjedhur baker per ta shitur per scrap ??!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *