Rreth orës 23:15, mbas Stadiumit “Qemal Stafa”, në rrugën “Faik Konica”, afër Pasticeri “Venecia”, ka rënë zjarr në mjetin e parkuar tip “BMW”, me targa AA 122 JM, në pronësi të shtetasi Xhezair Lamaj, 61 vjeç, ku është djegur lehtë në fytyrë pronari, i cili u dërgua në Spital Ushtarak, jashtë rrezikut për jetën.
Ka patur dëme materiale të automjetit. Policia ka shkuar në vendngjarje.
Paraprakisht dyshohet për defekt teknik. Ekspertë në vendngjarje. Policia po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

