Tiranë, “Mitralozi” zbulon arsenalin te shtëpia e 2 vëllezërve

anazapta

Policia e kryeqytetit ka sekuestruar një sasi municionesh, ndërsa ka vënë në pranga 2 vëllezër dhe djalin e njërit prej tyre. Gjatë një operacioni të koduar “Mitralozi”, të zhvilluar nga efektivët e Komisariatit nr. 2, janë arrestuar vëllezërit Bashkim dhe Petrit Hoxha dhe Julian Petrit Hoxha. Sipas policisë, arrestimi i tyre u bë pasi gjatë kontrollit në banesa janë sekuestruar një mitraloz, 6 pushkë, një automatik dhe municione, që do i shiteshin një personi tjetër që u shpall në kërkim.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *