Tiranë, në kërkim për pengmarrje, arrestohet Brisku

anazapta

Një 42-vjeçar i shpallur prej disa javësh në kërkim për një heqje të paligjshme të lirisë dhe me masë sigurie në gjykatë, u arrestua ditën e djeshme nga policia e kryeqytetit. Burime zyrtare thanë se u ekzekutua urdhri i prokurorisë për ndalimin e Dritan Brisku, banues në Tiranë,ndërsa gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg”, për veprën penale të “heqjes së paligjshme të lirisë”. Policia nuk dha detaje rreth dosjes dhe ngjarjes në fjalë, duke mbajtur sekret hetimor çështjen.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *