Pas largimit nga qendra e pritjes së azilkërkuesve në Tiranë të disa shtetaseve Sirianë, 6 persona të tjerë u larguan disa ditë më parë nga e njëjta qendër në Babrru. Burime pranë policisë thanë se sirianët u larguan orët e para të mëngjesit të datës 5 nëntor, ndërkohë që për to nuk ka asnjë të dhënë mbi vendndodhjen. Në total, numri i personave të larguar nga qendra e azilkërkuesve në zonën e Babrrusë në Tiranë shkon në 12, ndërsa janë shpallur në kërkim. Njoftohet se të arratisurit nuk përbëjnë rrezik, por policia ka rritur masat e sigurisë.
