Tiranë, në pritje të trupit të pilotit Sokol Feka nga Spanja

redaktor

Familja e pilotit Sokol Feka, prej datës 28 janar ka hapur dyert e mortit dhe ndodhet në pritje të ardhjes së trupit të 41-vjeçarit baba i tre fëmijëve nga Spanja. Por megjithëse kanë kaluar më shumë se dy javë, ende nuk ka një datë të saktë për mbërritjen e arkivolit, për shkak të procedurave burokratike dhe dokumentacionit. Gjithashtu kthimi i trupit kërkon një kosto që për familjen është e papërballueshme, pasi mësohet se shkon deri në 10 mijë euro. Feka humbi jetën në aksident ajror teksa trafikonte helikopterin me 1 ton hashash nga Maroku për në Spanjë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *