Tre të rinj u arrestuan mëngjesin e djeshëm nga Antidroga, pasi u kapën me një sasi të konsiderueshme hashashi që do e shisnin në kryeqytet. Policia bëri me dije se prangosi të dyshuarit Franko Binjaku, 19 vjeç, Françesko Lepuri, 23 vjeç dhe Fation Shabani, 29 vjeç, të tre banues në Elbasan. Në rrugën “Ferit Xhajko”, në mjetin me targa EL2484B, me të cilin udhëtonin, ju gjendën 1 kg lëndë narkotike e dyshuar narkotike kanabis sativa, që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Ja keni fut kot fare……..ndoshta ju gazetaret skeni faj por policia shtetit qe ju jep i nformacione te gabuara