Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Projektin Mbështetja Suedeze, ka nisur ngritjen e Zyrave të Shërbimit për Qytetarët, që do të funksionojnë në të gjitha policitë e qarqeve dhe në Drejtorinë e Përgjithshme. Ato janë funksionale në Tiranë dhe vijojnë në Lezhë, Korçë, Shkodër, Vlorë, Kukës dhe Pogradec. Zv/drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Altin Qato dhe kryepolici i Tiranës, Ardian Çipa, thanë se nëpërmjet implementimit të këtij projekti synohet parandalimi dhe shmangia tërësisht e korrupsionit në radhët e punonjësve të policisë.
