Policia e Tiranës thotë se pardje në orën 23.00, u arrestua në flagrancë shtetasi Bledar Doraci, 29 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i tij u bë sepse më datë 16 maj 2014, rreth orës 21.00, ka bërë kallzim penal shtetasja P.I, e cila ka kallëzuar rreth orës 18.00, sapo ka dal nga banesa e saj, shtetasi Bledar Doraci, ka tentuar të kryej mardhënie seksuale pa dhunë. Ai do të ndiqet penalisht në arrest, sipas akuzës së parashikuar nga neni100/1 dhe 22 i Kodit Penal.
